bernard

Dr. Bernard Tahirbegolli: Specialist i mjekësisë sportive dhe profesor i shëndetit publik

Misioni im për Ndryshim

Për një Shoqëri të Shëndetshme dhe të Barabartë!

Misioni im është të kontribuoj në përmirësimin e shëndetit publik dhe edukimit shëndetësor të popullatës, përmes parandalimit dhe angazhimit të vazhdueshëm në reforma sociale. Puna ime synon të krijojë mundësi për një shoqëri të barabartë, ku shëndeti dhe arsimi janë të aksesueshëm për të gjithë. Si profesionist dhe aktivist, angazhimi im është të fuqizoj individët dhe komunitetet që të arrijnë potencialin e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme më të shëndetshme dhe më të drejtë.

BIO

Rreth Meje

Unë jam Bernard Tahirbegolli, një mjek dhe profesor i njohur, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në shërbim të shëndetit publik dhe edukimit.

Vizioni im

Vizioni im është të ndërtoj një shoqëri ku shëndeti, familja dhe edukimi janë themelet mbi të cilat mbështetet zhvillimi i çdo individi dhe i gjithë kombit.
E shoh të ardhmen të bazuar në një sistem shëndetësor modern, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, ku mjekësia sportive dhe shëndeti publik zënë vendin që meritojnë.
Besoj se familja e fortë dhe e shëndetshme është bërthama e një shoqërie të qëndrueshme, dhe prindërit e angazhuar janë edukatorët e parë të brezave që do ta ndërtojnë të ardhmen.
Përmes edukimit, përkushtimit dhe politikës së përgjegjshme, synoj të kontribuoj në krijimin e një ambienti ku fëmijët rriten me vlera, të rinjtë fuqizohen për të qenë aktivë, dhe institucionet funksionojnë për mirëqenien e qytetarëve. Vizioni im është i thjeshtë, por i fuqishëm: një shoqëri më e shëndetshme, më e drejtë dhe më e përgatitur për të ardhmen.

Dr. Bernard Tahirbegolli

Fushat e Fokusit

Eksploroni tema kyçe që lidhen ngushtë me angazhimin dhe misionin tim në fushën e shëndetit, edukimit dhe politikës.

Shëndeti
Publik

Politika e Përgjegjshme

Familja dhe Edukimi

Zhvillimi i Fëmijëve

Mjekësia e Sportit

Blog / Opinione

Dëshmitë

    Prof. Bernardi ka një metodë të qartë dhe të strukturuar në mësimdhënie. Ai motivon studentët dhe krijon një atmosferë pozitive gjatë ligjëratave.

      Në cilësinë e kolegut pranë Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, kam pasur mundësinë ta njohë dhe të bashkëpunoj me Dr. Bernard Tahirbegollin, mjek specialist në mjekësinë sportive, i cili dallohet për nivelin e lartë të profesionalizmit, etikës dhe përkushtimit në trajtimin dhe mbështetjen e sportistëve. Ai është një profesionist i përgatitur dhe bashkëpunues, që gërsheton njohuritë shkencore me praktikën klinike, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve mjekësore për sportin elitar dhe atë amator, gjë që e bëjnë atë një aset të çmuar për institucionin tonë dhe për sistemin shëndetësor sportiv në përgjithësi.

        Ai ka një mënyrë shumë të kuptueshme dhe interesante për të shpjeguar materialet, duke i lidhur gjithmonë me shembuj praktikë. Gjatë semestrit të parë dhe tani në lëndën e “Promovimit të Shëndetit”, ai ka krijuar një ambient të hapur dhe interaktiv në salle, që na inkurajon të diskutojmë dhe të angazhohemi më shumë. Shpjegimet e tij janë gjithmonë të qarta dhe të lehta për t’u kuptuar, duke ndihmuar në një mësim efektiv dhe të dobishëm.

          Profesori Bernard ka qenë shumë i përgatitur dhe i qartë në ligjërata. Ka treguar gjithmonë korrektësi dhe gatishmëri për të ndihmuar studentët.

            Bernard Tahirbegolli është një personazh i rëndësishëm i kolegjit, i dalluar për përkushtimin e tij në punë. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për qëllimin e tij në ligjërata dhe e zotëron aftësinë për t’i udhëhequr ato në mënyrë profesionale dhe efektive.

              Një profesor i jashtëzakonshëm, duke ofruar njohuri, frymëzim dhe mbështetje për zhvillimin e studentëve. Dhe për të krijuar një ambient mësimor motivues për suksesin e studentëve.

                Profesori është shumë i përgatitur, i qartë në shpjegime dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë studentët. Një shembull i shkëlqyer i përkushtimit ndaj arsimit!

                  Prof. Bernardin është një profesor i shkëlqyer dhe shumë i përgatitur në fushën e Strukturës së Sistemit Shëndetësor. Ai ka një mënyrë të veçantë për të bërë temat komplekse të kuptueshme dhe interesante. Përkushtimi i tij për të siguruar që studentët të kuptojnë rëndësinë e strukturës shëndetësore dhe ndikimin e saj është për t’u vlerësuar. Mësimet e tij jo vetëm që janë informuese, por edhe shumë frymëzuese për zhvillimin profesional të studentëve.

                    Prof. Bernard është një profesionist i përkushtuar dhe i besueshëm, të cilin kam pasur kënaqësinë fillimisht ta njoh si profesor, ndërsa sot si bashkëpunëtor në Agjensinë e Antidoping. Ai dallohet për integritet, punë të palodhshme dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi. Me përkushtimin dhe aftësitë e tij , jam e bindur se do të arrijë rezultate të mëdha në karrierën e tij.

                    Ndryshimet e mëdha fillojnë me hapa të vegjël dhe me njerëz që kujdesen. Nëse ndan vlera të ngjashme, beson në forcën e familjes, rëndësinë e edukimit dhe domosdoshmërinë e një shëndetësie publike të drejtë, je i/e mirëpritur të bëhesh pjesë e këtij rrugëtimi. Angazhimi yt, qoftë me ide, kohë apo mbështetje, ka vlerë.